DYLON

Rrugët e kalueshme, kujdes në vozitje

Rrugët e kalueshme, kujdes në vozitje
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.

EkoHigjiena

Edhe rrugët në viset malore si Bajgorë, Kullë, Bogë e Prevallë, janë të hapura për qarkullim të automjeteve.

Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme dhe era, shkakton prezencë të borës në rrugë.

Rikujtojmë se MI është përgjegjëse për pastrimin e rrugëve rajonale, nacionale, magjistrale, autostrada dhe jo për rrugët lokale të komunave, thuhet në njofitmin e Ministrisë së Infrastrukturës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.