Policia e Kosovës, njësitet policia në bashkësi në nivel rajonal, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policimi në Bashkësi” sot kanë marrë pjesë në takimin e Komitetit për Siguri Lokale të Komunës së Kllokotit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në takim Komandanti i Stacionit Policor të Kllokotit tha se situata e sigurisë në Komunën Kllokot mjedis i përzier etnik është për lëvdatë, ai e çmoi lartë punën e Këshillit Lokal të Sigurisë duke i inkurajuar pjesëmarrësit që të vazhdohet me projekte që janë në të mirë të Komunitetit, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje pa rezervë nga ana e policisë së Kosovës stacioni policor i Kllokotit.
Përfaqësuesit e këtij komuniteti shpalosën projektet e tyre me theks të veçantë krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurte, u diskutuan projekte veçanërisht për siguri rreth shkollave, rregullimin e hapësirave për këmbësor, ndriçim në vendet të errëta gjatë natës, dhe për një mjedis të pastër dhe pa mbeturina.
Përfaqësues të OSBE si organizatore, bashkë me Policinë e Kosovës, i mbështetën këto iniciativa dhe premtuan se do ti mbështesin të gjitha projektet që kanë qëllim përmirësimin e kushteve dhe ambient të sigurt për komunitetin.