• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Kryeministri Haradinaj: Luftimi i diabetit pjesë e Programit të Qeverisë

Redaksia 2LONLINE 14 Nëntor, 2017 2 min
 Kryeministri Haradinaj: Luftimi i diabetit pjesë e Programit të Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Diabetit, shprehu përkushtimin e Qeverisë që të rreshtohet, me të gjitha kapacitetet e saj, pranë të sëmurëve dhe familjeve të tyre, që të parandalojë, zbuloj me kohë dhe trajtojë në mënyrë sa më efektive sëmundjen dhe pasojat e saj.

Këtë do të bëjë duke hartuar politika nacionale për sëmundjen, duke ofruar mbrojtjen e plotë shëndetësore për të prekurit dhe duke subvencionuar përmes listës esenciale të barnave për mjekimin e tyre.

Luftimi i diabetit, sipas Kryeministrit Haradinaj, është pjesë e Programit të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi që synon qasjen më të mirë në shërbime shëndetësore, cilësinë më të mirë të vetë shërbimeve dhe ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë.

Me gati gjysmë miliardi të sëmurë në Botë, diabeti është problem global. Fatkeqësisht është problem në rritje, ndërsa Kosova nuk është përjashtim.

Përveç problemeve shumë serioze që shkakton sëmundja për të sëmurët, ajo paraqet edhe ngarkesë të madhe ekonomike për vetë ata, familjet e tyre dhe për shtetet.

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të sëmurëve me Diabet që marrin terapinë orale, dihet se në Kosovë ka më shumë se 11 mijë të sëmurë që marrin insulinë.

Etiketa:diabeti Ditën Botërore të Diabetit Haradinaj kryesore Qeveria shneta
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Dobërçan

17 Gusht, 2022

Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente të infektuar me Covid

17 Gusht, 2022

Qeveria: Fillon mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

11 Gusht, 2022

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022

Në Klinikën e Psikiatrisë në gjashtë mujorin e parë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4 mijë e 450 pacientë

8 Gusht, 2022

Janë 88 pacientë me Covid që janë të spitalizuar dhe po marrin trajtim mjekësor

8 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com