Ndryshimi i temperaturave dhe ndërrimi i stinëve e sidomos stina e pranverës paraqesin zakonisht mjaft probleme dhe viroza tek fëmijët e sidomos paraqitja e alergjive të ndryshme.
Florije Halili, pediatre e fëmijëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, gjatë një bisede për Titulli.com tregoi se stina e pranverës e shoqëruar me ndryshime të temperaturave të kohë pas kohëshme paraqet mjaft probleme në shëndetin e fëmijëve e sidomos me paraqitjen e viruseve të ndryshëm”.
Halili thekson se kjo kohë shquhet për inflamacion të hundëve kryesisht rrjedhje dhe zënien të hundëve, kollitje, dhembje fyti.
“Nëse nuk merren masat e duhura me mjekime adekuate me barna mund të shkoj edhe deri tek problemet më serioze siç janë bronhiti apo ndezja e mushkërive dhe problemet dhe infeksionet e traktit respirator.
Ndryshimi i temperaturave dhe paraqitja e temperaturave të nxehta përcillet edhe me infeksione të barkut si barkqitje, të vjellurit dhe temperaturat e larta, theksoi Halili.
Muajin e fundit sipas Halilit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc kryesisht në dispanzerin e fëmijëve parashkollor është rritur numri i të prekurve edhe nga varicela apo në gjuhën e popullit ajo njihet si Lija e Qenit ose Lija e Ujit.
Halili sqaron se higjiena dhe ushqimi kanë një rol të veçantë në ruajtje e shëndetit të fëmijëve andaj është e rëndësishme që ti kushtohet kujdes sidomos larje dhe pastrimit të pemëve dhe perimeve para se fëmijët ti hanë ato.
BURIMI: Titulli.com