Autoritetet policore kanë bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten –viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.