Cristiano Ronaldo ka dy javë që po vuan një dëmtim. Ylli i Juventusit u lëndua në ndeshjet ndërkombëtare që Portugalia zhvilloi kundër Serbisë.
Megjithatë, Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve që Juventus luan kundër Ajaxit.
Lajmin e madh për tifozët e ka konfirmuar trajneri, Maximiliano Allegri. “Cristiano ka trajnuar mirë me ekipin. Ai do të fillojë nesër mbrëma”, ka thënë trajneri italian në konferencë për media.
Ronaldo ishte më meritori që Juventus ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.