DYLON

Valverde: Kemi besim, por United ka entuziazmin e fituesit

Valverde: Kemi besim, por United ka entuziazmin e fituesit
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde, ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e çerekfinaleve të Champions League kundër Manchester United.

“Është një ndeshje që vlen shumë dhe ne jemi në formë. Duam të  japim maksimumin në këtë përballje të dyfishtë. Manchester United është i fortë në goditjet standarde dhe jo vetëm, vjen nga një përmbysje e madhe kundër PSG-së dhe është i motivuar. Do të duhet të bëjmë kujdes”.

Më mirë të shënosh apo të mos pësosh: “Nëse do t’i kombinonim të dyja, do të ishte ideale. Nuk mund të mendosh vetëm për të shënuar, ashtu si nuk mund të mendosh vetëm për t’u mbrojtur”.

EkoHigjiena

Përmbysja e United me PSG-në: “Kishin shumë mungesa në Paris, por kanë arritur të fitojnë 3-1. Entuziazmi të jep një shtysë më shumë dhe United mbetet një ekip i madh”.

Për shortin: “Nuk ka qenë i favorshëm, por duam të fitojmë. Eliminimi me Roma-n duhet të jetë një stimul”. Për Messi-n: “Presim shumë nga ai, Messi e tregon gjithmonë sa vlen”.

Për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”: “Është e vështirë që një ndeshje e tillë të vendoset në takimin e parë. Duhet të shmangim një situatë si ajo në Romë. Kemi besim të madh”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.