Riza Avdyli do të jetë Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ky subjekt politik në këtë kuvend që ka 35 anëtarë përfaqësohet me gjashtë anëtarë: Riza Abdyli, Bujar Nevzati, Hevzi Xhelili, Shefik Surdulli, Erlehta Osmani dhe Imran Thaqi.
Riza Avdyli e ka konfirmuar për 2LONLINE, se do të jetë Shef i Grupimit të PDK-së, pasi për këtë ka pas dakordim edhe në mesin e anëtarëve të Kuvendit nga ky subjekt politik, por ka pasur bekimin edhe nga kryesia e degës.
“Pas konsultave në mes anëtarëve të Grupit të Këshilltarëve Komunal të subjektit tonë, kryesia e PDK-së në Gjilan e ka miratuar unanimisht, propozimin e Grupit, që unë Riza Abdyli, të jem përfaqësues i Grupit në Kuvendin Komunal, duke qenë shef i këtij Grupimi”, ka thënë Avdyli.
Përndryshe, Riza Abdyli ishte kandidati me i votuar në radhët e PDK-së, në zgjedhjet e fundit lokale, vota këto që ia mundësuan atij, që me komoditet të bëhet pjesë e një organi vendimmarrës, siç është Kuvendi Komunal i Gjilanit.
Ai ka premtuar se roli i tyre do të jetë përherë konstruktivë kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Gjilanit.