DYLON

Ibish Ibishi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së

Ibish Ibishi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal të Gjilan do të përfaqësohet me tre anëtarë (Ibish Ibishi, Nazim Gagica dhe Arta Haziri – Nuhiu), ndërsa siç mësohet, këtij Grupi të Këshilltareve të këtij subjekti politik, do t’i prijë Ibish Ibishi.

Ai e ka konfirmuar këtë për 2LONLINE, duke thënë se pas konsultimeve mes anëtareve të Kuvendit Komunal të AAK-së, me përkrahjen e dy anëtarëve tjerë dhe me miratimin edhe të kryetarit të AAK-së, Dega në Gjilan, Ibish Ibishi do të të jetë Shef i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së.

Përndryshe, Ibishi që mori besim të jetë pjesë edhe e kësaj përbërje të re të Kuvendit Komunal,  i dalë nga vota e zgjedhjeve të fundit, është në mandatin e tretë të tij. Ai tha se bashkë me dy të tjerë, ma angazhimin e tyre në këtë organ vendimmarrës. do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve gjilanas.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.