Në kuadër të javës së 18-të në Vala Superligë, derbi i shumëpritur u zhvillua në Gjilan, ku u takuan skuadrat gjilanase KF Gjilani e KF Drita, dy skuadra rivalë të përbetuar, e që në këtë takim u ndanë në paqe duke barazuar dhe ndarë pikët. Ishte rezultati, 1 me 1, epilogu final i këtij takimi.
Ishte skuadra e Gjilanit që kaloi në epërsi, qysh në fillim të takimit, përkatësisht në minutën e 4-të kur Betim Haxhimusa shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Dritës, për t’u treguar i saktë, kur dërgoi topin në rrjetën kundërshtare për reziultatin 1:0.
Ky rezultat u mbrojtë deri në momentet e fundit të takimit, por jo edhe për të përfunduar ndeshja me këtë rezultat, pasi në minutat e fundit, përkatësisht në minutat shtesë, Përparim Livoreka i Dritës shënoi për të barazuar rezultatin 1:1, me të cilin rezultat edhe u mbyll ky takim.
Tani, KF Gjilani mban pozitën e 6-të me 26 pikë, ndërsa KF Drita është e 10-ta me 15 pikë.
Përndryshe, sot është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër e javës së 18-të në Vala Superligë.
Trepça ’89 mundi Drenicën, me rezultat 4:0.
Ja edhe ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje:
Vala Superliga – Java e 18-të
Rezultatet
Gjilani-Drita 1-1
Trepça ’89-Drenica 4-0
Feronikeli-Trepça 5-1
Ferizaj-Prishtina 0-0
Besa-Llapi 1-0
Hajvalia-Liria 2-4