Këngëtarja shqiptare, Rita Ora njihet si ndër përkrahëset më të mëdha të gjinise femerore në botë. Këtë e ka dëshmuar edhe në Ditën e Gruas dhe pergjate gjithe javes.
Ajo bashkë me kompaninë e Veshjeve për Femra ‘Escada’ dhe organizatën ‘Women for Women’ janë duke e mbajtur një kampanjë për mbështetjen e gruas me hashteg #MessageToMySister.
Rita në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një kartolinë ku ka shkruar një mesazh për të gjitha femrat.
“E nderuar motër, urime Dita e Gruas. Unë jam shumë krenar me ju, ju lutem vazhdoni që të jeni inspiruese dhe të ndriçoni! Shumë dashuri” kishte shkruar Rita.