Me rastin e Festës së Fiter Bajramit, Rinia Studentore “Kadri Zeka”, ka organizuar aktivitete me qëllim bamirës ku me të hollat që janë tubuar janë ndihmuar familjet në nevojë.
Sipas kësaj organizate studentore. Falë ndihmës dhe vullnetit të mirë të qytetarëve, është arrit të mblidhen rreth 2000 euro dhe nga këto mjete janë shpërndarë pako ushqimore për 60 familje.
Falënderim i veçante për familjen Sinani, bizneset, qytetarët dhe natyrisht për studentët të mrekullueshëm që kontribuuan për t’ia kthyer buzëqeshjen këtyre familjeve me rastin e Fitër Bajramit, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.