Grupi i studentëve nga Organizata Studentore “Rinia Studentore – Kadri Zeka” si përfitues të skemës nga grantet e vogla të shpërndara nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim kanë mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit të tyre.
Pjesë kryesore e projektit ka qenë anketimi i 300 studentëve dhe identifikimi i burimeve të problemit. Si çështje që ka të bëjë me cilësinë në UKZ u konsiderua e rëndësishme dhe e veçantë si nismë edhe nga Menaxhmenti i UKZ-së, të cilët e përshëndetën këtë kampanjë dhe kontribuan në rekomandime të përbashkëta për uljen e kësaj dukurie.
Elitë Bardhi – Menaxhere e projektit thotë se kjo temë ishte ‘e goditur’ dhe është tejet e qëlluar, për cka gjetën sinqeritet edhe nga studentët-respodentë në përgjigjet e tyre.
“Tema preku çështjen më të ‘nxehtë’ për studentët, megjithatë gjatë analizës së të dhënave kemi vërejtur sinqeritetin e plotë nga ana e respodentëve, gjë kjo që reflektoi edhe në konferencë ku në debatin e hapur patëm një debat cilësor dhe rekomandime që realisht qëndrojnë dhe do duhej të merreshin parasysh edhe nga ana e Universitetit. Gishti për kopjim u drejtua për ne studentët por edhe tek hartuesit e provimit, mënyrave të përpilimit të testit dhe vlerësimit në përgjithësi”, theksoi Elita.
Projekti u kordinua në vazhdimësi nga studentët Elitë Bardhi – Menaxhere e projektit, Verona Huruglica – Kordinatore e projektit