DYLON

Smirasit votuan për projektin shtigje të ecjes përgjatë lumit “Smira”

Smirasit votuan për projektin shtigje të ecjes përgjatë lumit “Smira”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje, në fshatin Smirë të Vitisë, është zhvilluar procesi i votimit të ide-propozimeve të dhënë më parë nga vetë banorët.

Me këtë rast lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, i kanë njoftuar banorët rreth këtij procesi që për herë të parë në këtë komunë po pilotohet në fshatin Smirë dhe atë me 1% të buxhetit të investimeve kapitale apo 35 mijë euro.

EkoHigjiena

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Ndonëse për votim ishin 5 propozim ide shumica e banorëve votuan për propozimin “ Shtigje të ecjes përgjatë lumit Smira” e cila i morri 26 vota nga 50 votues.

Ndërkaq propozimet tjera u votuan si vijon:

Hapesirë rekreative, sportive, ne fshatin Smire- 22 vota

Rregullimi i shtratit të lumit Smira-3 vota

Adaptimi i hapësirës për atele (pikturë, muzikë, ekspozitë), në shkollën ”Dëshmoret e 5 Prillit’’- 0 vota

Rregullimi i shtegut të çiklizmit Smirë-Viti- 0 vota

Përndryshe buxhetimi me pjesëmarrje si praktikë e re në komunën e Vitisë është në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Kontrata Sociale” nga USAID dhe është përkrahur edhe nga Demorkacia +. /2LONLINE/