Ylli i Zurichut dhe i Kosovës, Hekuran Kryeziu nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme që nga 19 prilli, as me klubin e tij dhe as me Përfaqësuesen e Kosovës.
Por, ai po rikthehet në fushën e blertë. Këtë e ka konfirmuar klubi i tij, FC Zurich. Skuadra zvicerane ka postuar një video në Instagram ku shihet kryeziu, i cili është rikthyer në stërvitje.
26- vjeçari kishte pësuar një lëndim, por tashmë gjithçka mbetet e kaluar.
Hekurani pritet të jet i gatshëm për dy ndeshjet e tetorit, që Kosova luan kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.