Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka thënë se edhe gjatë kësaj jave takuan qindra studentë, afaristë dhe aktivistë te të cilët panë vullnet dhe përkushtim për punë mobilizuese deri në 9 shkurt, në ditën kur, siç tha ai, qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës do të votojnë #MaMirë për Bedri Hamzën kryeministër të vendit tonë.
Rashiti ka thënë tutje se propagandën e kësaj qeverisje në ikje, qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë më sepse realiteti i krijuar nga degradimi institucional, e ka cenuar rëndë jetën normale të qytetarëve tanë.
“Kjo frymë mobilizuese kudo në lagjet dhe fshatrat tona, në përkrahje të plotë të Bedri Hamzës tregon se edhe PDK në Gjilan do t’i bashkohet komunave tjera fituese në zgjedhjet parlamentare dhe atyre komunale”, ka thënë Riad , Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/