DYLON

Lutfi Haziri: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Lutfi Haziri: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!
Avatar photo Redaksia

“Për të satën herë me radhë, Kurti paska tentuar të keqinterpretojë realitete, duke përdorur sofizma. Në mënyrë frapante, paska tentuar t’i mashtrojë gjilanasit, duke përmendur si të kryera projektet të cilat ne si LDK i lamë të gatshme, por as nuk i filluan e as nuk i vazhduan, sepse i referoheshin si “Projekte të Lutës“”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.

Ky reagim i Hazirit vije, pasi kryeministri i vendit ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka shpalosur punën e tij qeverisëse.

EkoHigjiena

”Bashkë me shtabin e LDK-së në Kodrën e Dëshmorëve e pyesim: Pse e bllokuat Autostradën, Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, Stadiumin e Qytetit, hyrje-daljet e qytetit, Rrugën e Kumanovës, programin Flows për ujërat e bardha e dhjetëra projekte tjera të cilat i buxhetuam e projektuam ne”, thotë tutje Haziri i LDK-së.

Ai shtoi se jo që, nuk ka investuar asgjë e nuk e ka realizuar asnjë projekt të vetëm, por fatkeqësisht qeveria Kurti e ka përjashtuar Gjilanin e Anamoravën nga çdo kujdes sa u përket investimeve.

“Prandaj, pyetja legjitime është: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!”, pyet Lutfi Haziri i LDK-së, që njëherësh do të jetë edhe kandidat për deputet i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 Shkurtit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.