Njohësi i çështjeve ekonomike, tani pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Ibrahim Rexhepi, ka thënë se kjo parti mund të qeverisë vetëm më ato parti të cilat e pranojnë programin e tyre ekonomik.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se AKR-ja nuk do të bashkëqeverisë me asnjë parti e cila identifikohet me krimin dhe korrupsionin.
“Rreth kësaj çështje kemi kritere të caktuara. Nuk do të bashkëqeverisim me asnjë parti përgjegjëse për situatën e mjerë në të cilën është vendi, meqenëse kjo gjendje është rezultat i mospunës dhe mosdijes së tyre. Nuk do të bashkëqeverisim me asnjë parti e cila identifikohet me krimin dhe korrupsionin, si dhe me keqpërdorimin e parasë publike. E kemi edhe një kriter, i cili për ne është shumë i rëndësishëm, që secila parti që është e gatshëm të bashkëqeverisë me ne, duhet ta pranojë programin ekonomik të AKR-së dhe të jetë e përkushtuar për zbatimin e tij”, ka deklaruar ai…
Për më tepër: BURIMI: Epoka e Re