Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se pas pritjeve të gjata, edhe rruga për Kosaqë të Gjilanit ka marrë pamje moderne.
Ja postimi i tij i plotë:
Pas pritjeve të gjata, edhe rruga për Kosaqë ka marrë pamje moderne. Pa infrastrukturë rrugore, s’ka as cilësi në arsim, as trajtim adekuat mjekësor, dhe kemi ikje të banorëve nga fshatrat në qytete.
Mbetemi të vendosur t’iu ofrojmë kushte të mira fshatrave në gjithë Kosovën, sepse vetëm kështu arrijmë të krijojmë një standard ndryshe të jetesës për gjithë banorët në Republikën e Kosovës.
RK
https://www.facebook.com/rexhep.kadriu.1/videos/1514738521963985/