Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë seancë të veçantë komemorative, të premten, në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha, i cili ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes.
Kuvendi i këtushëm, në një seancë solemne, më 28 nëntor 2015, e kishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Rexhep Berishën, babanë e heroit Nuhi Berisha, duke e vlerësuar atë si personalitet që i bënë nder jo vetëm familjes së tij dhe Gjilanit, por gjithë Kosovës, si njeri me virtyte të larta patriotike.
Rexhep Berisha u vlerësua simbol i qëndresës dhe krenarisë në rrugëtimin e gjatë patriotik e kombëtar, me plot sfida e pengesa, vështirësi këto që baca Rexhë ka ditur t`i kthej në frymëzim për vete dhe për të tjerët.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri pat thënë me atë rast se Kuvendi i Komunës ndan sot një çmim të vogël për bacën Rexhë, njeriun që ka edukuar jo vetëm familjen e tij, por të gjithë neve përmes fjalëve e këshillave të mira, kudo që e kemi takuar.
shih shkrimin: Gjilani ndan titullin “Qytetar Nderi” edhe për Rexhep Berishën, babain e dëshmorit Nuhi Berisha