Sukseset e Loredana Zefit kanë kaluar kufijtë shqiptarë dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë. Artistja shqiptare me famë bazë e ka të përqendruar në Zvicër, atje ku së fundi u shpërblye me një çmim prestigjioz.
Reperja mbrëmë ishte pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve “Swiss Music Awards”, ku edhe u shpërblye me “Best Breaking Act”.
Përveç kësaj, Loredana poashtu performojë në skenën gjigante të një prej eventeve më të mëdha muzikore në Zvicër.
Ndryshe, “Kein Wort” mban titullin kënga e saj e fundit që e solli bë bashkëpunim me Juju.