Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, bazuar në vendimin e qeverisë së Kosovës, nr. 01/63, të datës 11.02.2021, si dhe në zbatim të “Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, pas diskutimit për fillimin e semestrit veror, në mbledhjen e mbajtur më 12.02.2021, ka nxjerr rekomandim për fillimin e Semestrit Veror:
- Senatet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, anëtare të Konferencës së Rektorëve, të analizojnë kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e vendimit të qeverisë 01/63 të datës 11.02.2021, Iidhur me organizimin e procesit mësimor me prani fizike të studentëve, për secilën njësi akademike.
- Senatet e Universiteteve Publike të miratojnë vendime përkatëse në të cilat kërkohet që njësite akademike, bazuar ne kapacitetet e tyre infrastrukturore dhe udhëzimet e dhëna në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, të hartojnë orarin dhe mënyrën e organizimit të procesit mësimor me prani fizike, në të tri nivelet e studimit. /2LONLINE.com/
Shih: