Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik, i cili u zhvillua më 14 dhe 15 nëntor,2024 . Ky trajnim ka pasur si qëllim përditësimin e aftësive dhe njohurive të zyrtarëve policorë në trajtimin e çështjeve që lidhen me imunitetin diplomatik dhe mbrojtjen e diplomacisë në Kosovë.
Në këtë trajnim morën pjesë 29 zyrtarë policorë nga të gjitha departamentet, divizionet, drejtoritë, stacionet policore dhe sektorët e ndryshëm të Policisë së Kosovës. Trajnimi u udhëhoq nga profesionistë të fushës dhe me përvojë, të cilët ofruan njohuri të thelluara dhe materiale praktike për trajtimin e situatave që lidhen me imunitetin diplomatik.
Në fund të trajnimit, të certifikuarit do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime dhe interpretim të materies për çështjet e imunitetit diplomatik në të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit të saj dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë, njofton policia. /2LONLINE/