Realizimi i aktiviteteve sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2023 – “Kontrolli i përdorimit të alkoolit”.
Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 14 deri 20 Qershor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të kontrollit dhe identifikimit të shoferëve që drejtojnë mjetet nën ndikim të alkooli.
Me ç’rast janë realizuar 1008 pika të kontrollit të mjeteve, 181 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 15 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba, njofotn policia. /2LONLINE/