DYLON

Qendra e Karrierës organizon takim me këshillat e prindërve dhe prindër të filloristëve (klasa 9-të)

Qendra e Karrierës organizon takim me këshillat e prindërve dhe prindër të filloristëve (klasa 9-të)
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” në Gjilan ka bërë me dije se ftesës së tyre  për takim me këshillin e prindërve dhe prindërit nga shkollat fillore të klasave të 9-ta nga komuna e Gjilanit, iu përgjigjen në një masë të madhe prindërit.

Në një njoftim të skaj qendre thuhet:

EkoHigjiena

Takimi e prindërve në Qendrën e Karrierës u shoqërua edhe nga këshillat e prindërve të shkollave përkatëse si dhe kryetares së këshillit të prindërve për Gjilan.

Takimi ynë me prindërit e shkollave fillore të klasave të 9-ta ishte mbështetur nga DKA-ja dhe drejtoresha znj.Albana Demiri, e cila ishte prezentë së bashku me prindërit në kuadër të realizimit të plan programit të Qendrës së Karrierës, i cili po përmbushet me një dinamikë të plotë nga këshilltarët e qendrës.

Drejtoresha Albana në fjalimin e saj shprehu kënaqësinë dhe entuziazmin mbi aktivitetet e Qendrës, e cila pa ndonjë hezitim premtoi se bashkëpunimi dhe mbështetja për Qendrën e Karrierës nuk do të mungon asnjëherë. Duke premtuar se çfarëdo sfide që paraqitet para nesh, do të tejkalohet në bashkëpunim të plot në trekëndëshin Qendër-shkollë-DKA.

Po ashtu drejtoresha Albana foli edhe per shpenzimet që ka bërë komuna konkretisht DKA ne investimet për hapjen dhe funksionalizimin e Qendra e Karrierës – duke u nisur prej përgatitjes së këshilltareve dhe koordinatoreve, trajnimin e tyre, shpenzimet e rrugës e deri më sot.

Drejtoresha foli edhe për aktivitetin e Qendrës së Karrierës që është në funksion të të gjitha shkollave e cila gjendet me lokacion në ShMT “Mehmet Isai”.

Prindërit u njoftuan nga afër dhe në pika të shkurtra me Qendrën e Karrierës dhe rëndësinë e saj që ka në orientimin e të rinjve në karrierë.

Duhet të kuptojmë se rëndësia e prindit është jetike në përcaktimin e fëmijëve në profesion, dhe orientimin e tyre në karrierë.

Koordinatorët e Qendrës së Karrierës:

 Profesoresha Luljeta Huruglica – Shkodra,  Profesoresha Afrime Sheqerolli – Shaqiri,  Profesoresha Florida Bunjaku – Dërmaku, paraqiten para prindërve shërbimet që ofron  Qendra e Karrierës si: Këshillim, trajnim dhe orientim në karrierë, kërkim për pune, praktikë, zhvillim profesional, Testime dhe vlerësime për nxënësit, mbështetje në përzgjedhjen profesionale, shpërndarja e njohurive etj.

Prindërit po ashtu vizituan edhe kabinetet e profileve të informatikës të shkollës ShMT “Mehmet Isai”.

Ku prindërit nga afër u njoftuan nga profesori Arben Ramadani mbi rolin dhe rëndësinë e tyre që ka sot teknologjia e në veçanti informatika.

Edhe drejtoresha e shkollës znj.Lumnije Tahiri prindërve të pranishëm ju drejtua me një fjalë mirëseardhje.

Po ashtu kryetarja e Këshillit të Prindërve në Gjilan znj. Natyra Robelli foli mbi rolin e prindërve në orientimin e fëmijëve në profesion.

Ne falënderojmë të gjitha pjesëmarrësit që vizituan sot Qendrën e Karrierës, duke ngritur domosdoshmërinë përmes vetëdijesimit se bashkëpunimi në mes Qendrës së Karrierës dhe prindërve është proces shumë i rëndësishëm, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.