Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 07 deri 13 tetor 2024, Policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Në fokus ka pasur mesazhin për shoferë “Përqendrohu në rrugë!”, konkretisht mospërdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes, kontrollin e shpejtësisë dhe përdorimin e rripit të sigurisë.
Në implementimin e këtyre aktiviteteve nga njësitë e trafikut janë:
· realizuar 1,977 pika të kontrollit të automjeteve,
· kontrolluar 10,934 automjete,
· shqiptuar 480 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,
· shqiptuar 6,150 gjoba për tejkalim të shpejtësisë,
· shqiptuar 560 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë. /2LONLINE/