DYLON

Fillon ndërtimi i tetë rrugëve në Dobërçan

Fillon ndërtimi i tetë rrugëve në Dobërçan
Avatar photo Redaksia

“Investimet në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë. Në Dobërçan, ka nisur ndërtimi i tetë rrugëve, të cilat do ta lehtësojnë jetën e banorëve”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Për t’i parë nga afër punimet, ai ka dalë bashkë edhe me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin,  për të premtuar vëmendje e gjithëpërfshirje për të gjithë.

EkoHigjiena

I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me një vlerë prej rreth 100 mijë euro, ka filluar ndërtimi i tetë rrugëve në fshatin Dobërçan.

“Vëmendje e merituar për fshatrat e komunës sonë. Dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht, duke siguruar gjithëpërfshirje për lagjet dhe fshatrat tona”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.