“Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se banimi i përballueshëm i premtuar nga Albin Kurti po jetësohet. Gjatë fushatës premtuan banim të përballueshëm për 4000 persona ndërsa tani në fund të mandatit po tregojnë që kanë dështuar në realizimin e këtij projekti. Jetësimi nënkupton ndërtimin e banesave në fund të mandatit dhe jo fillimin e saj e cila edhe sikur të kishte përfunduar me sukses prapë nuk do të dhurohej falas për qytetarët”, thuhet në një reagim të PDK-së, së Gjilanit.
Komunikata e plotë:
PDK ndërtoi dy banesa sociale për 53 familje në Gjilan, Alban Hyseni dështimin provon ta shes si sukses, pa u skuqur fare
Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se banimi i përballueshëm i premtuar nga Albin Kurti po jetësohet. Gjatë fushatës premtuan banim të përballueshëm për 4000 persona ndërsa tani në fund të mandatit po tregojnë që kanë dështuar në realizimin e këtij projekti. Jetësimi nënkupton ndërtimin e banesave në fund të mandatit dhe jo fillimin e saj e cila edhe sikur të kishte përfunduar me sukses prapë nuk do të dhurohej falas për qytetarët.
Premtuan banim të përballueshëm për 4 mijë persona dhe në fund rezultati është zero.
Qeverisja lokale dhe qendrore është e specializuar vetëm në një fushë, në atë të propagandës. Të vetmit që për dështimet dhe mos-përmbushjen e premtimeve nuk kërkojnë falje, por provojnë të njëjtën ta shesin si sukses.
Gjatë qeverisjes së PDK-së u ndërtuan dy banesa për banim social. Të paktën 53 familje nga viti 2010 jetojnë në banesat sociale të ndërtuara gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit. Financimi u bë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe u dhuruan falas për familjet në nevojë.
Qyteti i Gjilanit është lënë nën mëshirën e fatit nga Albin Kurti dhe Alban Hyseni. Fillimisht i shitën shtrenjtë fjalët por nuk do të mund ta shesin përsëri mashtrimin. /2LONLINE/