DYLON

Në Qendrën ”Don Bosko”, mbahet ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë

Në Qendrën ”Don Bosko”, mbahet ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë
Avatar photo Redaksia

”Për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë, Qendra ”Don Bosko”, në Gjilan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Dega në Gjilan, zhvilluan një ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë të ligjëruar nga Instruktorja, Anilë Mustafa”, bëhet e ditur në një njoftim të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan.

Nxënësit nga kjo ligjëratë u informuan se si duhet reaguar dhe çfarë duhet të bëjnë në rast të ndonjë aksidenti.

EkoHigjiena

Ata u informuan se si duhet te sigurohet vendi ngjarjes u informuan se si duhet dhënë frymëmarrja artificiale, parandalimi i gjakderdhjeve, ngufatjeve thyerjeve, hipotermisë, dhe helmimit!

“Falënderojmë Qendrën Don Bosko për mikpritjen fantastike”, bëhet e ditur në një njoftim të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.