Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi në Konçul të Bujanocit, heqjen e flamurit shqiptar dhe vendosjes së flamurit serb në të.
“Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.
Ja reagimi I plotë:
Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të.
Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.
Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji.
Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale.