• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Bujanoc Lugina

Provokimi i papranueshëm, KKSH fton për qetësi dhe gjakftohtësi

Redaksia 2LONLINE 7 Maj, 2021 3 min
 Provokimi i papranueshëm, KKSH fton për qetësi dhe gjakftohtësi

Persona të paidentifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafite lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe nga aty kanë larguar flamurin kombëtar shqiptar, për të vendosur një flamur serb.

E këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka quajtur provokim të rëndë dhe të papranueshëm.

Ky është reagimi i plotë:

PROVOKIMI I PAPRANUESHËM, KKSH FTONË PËR QETËSI DHE GJAKFTOHTËSI

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës.

Persona të paidentifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vend të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbisë në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti.

Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale.

Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.

Etiketa:Bujanoc deshmori Fatmir Ibishi Konçul lapidari UÇPMB-së
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

9 Janar, 2023

U promovua libri “Masakrat serbosllave në Gjilan, Kamenicë, Viti, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe Shkup në vitet 1944/1945” i autorit dr. Fatmir H. Selimi

24 Dhjetor, 2022

Kurti: Procesi i regjistrimit të popullsisë e pasurive për shqiptarët ka rëndësi historike dhe kombëtare

31 Tetor, 2022

Diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

10 Tetor, 2022

Kryetari Hyseni u bënë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil i cili fillon më 1 tetor

26 Shtator, 2022

Kryeministri Kurti emëroi Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

19 Shtator, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com