Duke iu referuar raportit financiar të vitit 2016, AKR-ja Dega në Gjilan përmes komisionit për Financa dhe Zhvillim Ekonomik ka reaguar duke thënë se ky raport me të paraqiturat, të dhënat, shumë qartë po tregon se premtimet e dhëna në fushatë nga kryetari i komunës dhe kjo qeveri komunale nuk janë përmbushur aspak.
Ja reagim i plotë:
Më në fund, ky raport me të paraqiturat , të dhënat, shumë qartë po tregon se premtimet e dhëna në fushatë nga ky Kryetar e qeveri komunale nuk janë përmbushur aspak.
Me vetë faktin se buxheti i premtuar nga Lutfi Haziri, se do të keni buxhet shtesë, kur do të vije në krye të qeverisjes komunale nuk u realizua për 1.150.000 € çka do të thotë se në vend se të rritet buxheti është zvogëluar sipas planifikimit të 22.954.774.716 €.
Edhe ky buxhet është buxhet i mbijetesës e jo për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Menaxhimi i këtij buxheti lenë për të dëshiruar, sepse shpenzimet sipas raportit nuk janë mirëmenxhuar, të pakontrolluara nëpër disa kode ekonomike.
Sipas shpenzimeve të paraqitura , dieta nuk po duket askund, po të lejmë një analizë shihet edhe tendenca për ta mjegulluar këtë raport, asnjë tabelë të paraqitur në raport nuk është arsyetuar , kjo vetëm në këtë qeverisje mundë të ndodhë.
Në raport nuk është paraqitur tabela e shpenzimeve me krahasim të planifikimeve dhe shpenzimeve , arsyeja është e thjeshtë , të mos pasqyrohet se cila njësi buxhetore ka bërë tejkalimin në buxhet, do me thënë i ka shpenzuar më tepër buxhet se sa e ka planifikimin.
Kurse te tabele e të hyrave kemi paraqitjen e planifikimit dhe të realizimit, këtu në fjalën e tij mburrej drejtori Zijadin Maliqi se që nga lufta këso të hyra vetanake nuk ka arritur komuna e Gjilanit të buxhetor.
E vërtetë është kjo e arritur, por duhet ti ja rikujtojmë drejtorit sa obligime të qytetarëve i ka falur në tatim mbi prone dhe takes nga bizneset, dhe sa milion i ka falë qeveria, dhe kujt iu kanë fal, kur dihet se borxhlitë më të mëdhenj kanë qenë dhe janë bizneset e mëdha dhe qytetarët kanë pasur për ti paguar këto obligime.
Raportit financiar kjo qeverisje komunale i ka ikur me një informatë lidhur me OBLIGIMET KONTIGJENTE të cilat obligime nga qeverisja e kaluar kanë qenë 9 milion € borxhe.
Sipas raportit financiar del se qeveria komunale nuk ka obligime kontingjente do të thotë “i ka paguar” dhe tani nuk ka asnjë pretendent për këto obligime kontingjente, apo në bazë të kësaj tani obligimet kontingjente janë mbi 20 milion €.
Prandaj ky raport është i mjegulluar , jo transparent por auditor i përgjithshëm të gjitha këto fshehje ka për ti paraqitu në raportin e vetë dhe do ti qesë në shesh .
Edhe pse të gjeturat e auditorit për këtë qeverisje s’janë asgjë, këtë e tregoj edhe rasti i fundit për shkelje të ligjit nga ana e kryetarit , ku gjykata qenka ma profesional se auditor i përgjithshëm, sipas kësaj del se Kryetari i komunës është mbi ligjin.
Shpenzimi i buxhetit sipas tabelave të paraqitura nuk është në harmoni me planifikimin këto fakte e dëshmojnë këtë.
Pagat të planifikuara 64 % të shpenzuara 68%
Shpenzimet kapitale planifikuar 18% të realizuara 15%.
Nga kjo shihet se shpenzimet kapitale janë dëmtuar për 788 mijë € në dobi të pagave.
Subvencionet janë dëmtuar për 86 mijë €.
Ndërsa dieta buxhetore e kryetarit dhe qeverisë komunale është kjo :
Shpenzimet jashtë vendit dhe brenda vendit 54 mijë € për telefoninë vala 66 mijë €, mobile 133 mijë €, akomodim i mysafirëve 23 mijë €, dreka 16 mijë €, karburante për vetura 64 mijë €, për qira të çerdheve 33 mijë euro këtu patë premtuar kryetari se do të ketë çerdhe e jo të paguajmë qira, për marketing dhe informim 56 mijë €, për zërim (mikrofon) 11 mijë €, mirëmbajtje të automjeteve 33 mijë €, mirëmbajtje të mobilieve 22 mijë € dhe një shpenzim shumë interesant që është paraqitur në raport është pagesa e parkingut te KQMF 2 mijë € ky është një absurd i llojit të vetë.
Për shpenzimet e krijuara për udhëtimet jashtë dhe brenda vendit a ka dhënë raport para këshilltarëve dhe qytetarëve dhe çfarë të mira i ka sjellë kësaj komune.
Sidomos vlen të ceket përse në raportin financiar të viti 2016 nuk është paraqitur pasqyra komulative e shpenzimeve, kjo edhe më tepër e shtonë dyshimin se ky raport nuk është transparent dhe msheh gjithçka në keqmenaxhimin e buxhetit, asnjëherë nuk ka ndodhë që kjo tabelë të mos paraqitet në raport financiar.
Këshilltarët e kuvendit komunal aspak nuk patën vullnetin ta diskutojnë këtë raport financiar, nga pozita është pritur që most ë reagoj me raportin financiar, por pyesim a kishte këshilltar të opozitës gjatë shqyrtimit të këtij raporti financiar.
Kjo besoj se do ti bindë qytetarët se kuvendi komunal në Gjilan nuk ka kuadro profesionale nga kjo përbërje si dhe një heshtje totale, thua se kuvendi komunal ka një mbledhje komemorative e jo një raport financiar 1 vjeçar.
Për tu aprovuar ky raport në heshtje dhe pa një reagim të mirëfilltë e bëri opozita.
Tani opozitës i mbetet të reagoj për ndonjë mëditje, vërtetim apo për ndonjë çështje private- banale.
/Nga komisioni për Financa dhe Zhvillim Ekonomik/