DYLON

Ferati: Zgjedhjet e parakohshme nuk i shohim të arsyeshme

Ferati: Zgjedhjet e parakohshme nuk i shohim të arsyeshme
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm në situata të jashtëzakonshme e jo sa herë që “nervozohemi” pasi, sipas tij, humbet kredibiliteti dhe afirmimi i institucioneve para partnerëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato mbahen.

EkoHigjiena

Ferati ka theksuar se koalicioni qeverisës është stabil, por para vetes ka shumë sfida që duhet t’i tejkalojë. Një prej këtyre sfidave, sipas tij, është çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka vlerësuar se demarkacioni duhet të shkojë në Kuvend për të marrë një përgjigje, por jo në mënyrë të ngutshme.

Kurse sa i përket transformimit të FSK-së, Ferati ka thënë se partnerët e koalicionit ndajnë mendimin se Kosovës i duhet ushtria.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.