Grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, kanë hedhur akuza të rënda ndaj klubit, duke pohuar se e ka shitur lojën ndaj St Joseph’s pas eliminimit nga kualifikimet për Ligën e Evropës, si dhe duke e kritikuar se po ia humb krenarinë klubit.
Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, e ka shprehur zemërimin e tij ndaj klubit bardhekaltër përmes një postimi në Facebook.
“Nuk e meritojnë Plisat, nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës me ja hup krenarin klubit tone, unë mendoj qe klubi jonë e ka shit lojën si brena si jashtë e dyshimet e mija forcohen edhe ma shumë kur e kemi trajner Josen. Boll moo , Marreeeeeeeee”, shkroi ai në Facebook.