DYLON

Gjyqtarët e FFK-së pjesëmarrës në takimin e Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s

Gjyqtarët e FFK-së pjesëmarrës në takimin e Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s
Avatar photo Elife Sherifi

Nën organizimin e UEFA-s dhe me ftesë të kryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-së, Roberto Rosetti, në Gjenevë, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe menaxheri i gjyqtarëve, Visar Kastrati, janë duke marrë pjesë në punëtorinë dy ditore, ku janë mbledhur të gjithë kryetarët e gjyqtarëve të vendeve anëtare të UEFA-s.

Objektivat kryesore të kësaj punëtorie janë: Mbledhja e të gjithë udhëheqësve të gjyqtarëve në vendet anëtare të UEFA-së para fillimit të sezonit të ri;

Diskutimi i ndryshimeve të reja të Rregullave të Lojës Diskutimi i linjës së intervenimit në VAR Shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave në referim në UEFA dhe në federatat anëtare

EkoHigjiena

Po ashtu, zyrtarët e FFK-së kanë marrë pjesë edhe në konferencën e cila është mbajtur për VAR, ku krahas Përparim Hasanit e Visar Kastratit ka marrë pjesë edhe Rinor Havolli. Në këtë konferencë janë paraqitur eksperiencat dhe vështirësitë e vendeve të cilat kanë filluar përdorimin e VAR-it.

Gjithashtu, janë zhvilluar takime të shumta me zyrtarët e UEFA-së dhe kryetarët e gjyqtarëve, me të cilët janë shkëmbyer përvojat në fushën e referimit dhe mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.