Autoritetet policore kanë bërë me dije për disa raste të zjarreve që kanë përfshi pyjet në komunën e Kamenicës dhe të Ranillukut.
Ja raporti i shkurtë policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
· Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
· Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.
· Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.
Përndryshe, ditë më parë komuna e Kamenicës kishte dal me apel për qytetarët e Kamenicës
Ja apeli i plotë:
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës që të ndalojnë ndezjen e zjarreve qoftë në prona private apo edhe publike.
Sipas thirrjes së drejtorisë, qytetarët të cilët ndezin zjarre do të gjobiten.
Ju lutem keni kujdes, mbroni vetën dhe ambientin ku jetoni!