“Janë bërë 90 net ëndërr e pafund, e kryetarit të komunës nuk po i zbardhë dita me ia nis punës në rrugën “Adem Jashari””, thotë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, Dega në Gjilan.
Ai thotë se më 26 maj 2024 kryetari i komunës përmes njoftimit publik u tregoi qytetarëve dhe bizneseve se nesër fillojnë punimet në rrugën ‘Adem Jashari’ në Gjilan, por sot pas 90 ditësh më datë 27 gusht 2024 nuk ka filluar askush të punojë. Ëndrra e pafund, si pasojë e gjumit të thellë të kësaj qeverisje komunale.
Kreu i PDK-së thotë tutje se subjekti i tij është i bindur se e nesërmja e këtij kryetari do të vie shumë shpejtë, kur qytetarët e Gjilanit do ta largojnë nga pushteti bashkë me organizatën e VV-së, e cila në këtë mandat qytetin tonë e ka dështuar në çdo fushë, projekt e zhvillim ekonomik.
“Paramendojeni në çfarë niveli kemi ra, kur një kryetari të komunës nuk mund t’i besohet fare, sepse për 90 net nuk po i zbardhë dita me ia nis punës.
E fatmirësisht netët kanë filluar të shkurtohen, sepse më 9 shkurt organizata e VV-së do ta ketë fundin e qeverisjes, e më pastaj pak net më vonë edhe fundin definitiv të udhëheqjes me komunën e Gjilanit”, thotë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti. /2LONLINE/