DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale
Avatar photo Redaksia

Me datën 26.08.2024 si rezultat i angazhimit të përbashkët të njësitit të hetimeve të stacionit Policor në Gjilan me njësite të tjera relevante policore dhe veprimeve operative – hetimore, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari F.I. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

EkoHigjiena

Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdore si prova materiale në gjykatë.

I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.