“Beteja e Zhegocit është ngjarja më e rëndësishme historike që ndodhi gjatë luftës së UÇK-së në komunën e Gjilanit, ku sot, më 15 prill bëhen 24 vite ku janë zhvilluar luftimet më të mëdha në Zonën Operative të Karadakut”, ka thënë Riad Rashiti, i pari i PDK-së së Gjilanit.
Ai shtoi se përkujtimi dhe nderimi i dëshmorëve është një detyrim i ndërgjegjes sonë ndaj kujtesës historike dhe përjetësimit të sakrificave të heronjve të vendit tonë. Dëshmorët janë ata që me guxim dhe vendosmëri kanë dhënë jetën e tyre për liri dhe pavarësi.
“Ata janë shembuj frymëzues të trimërisë, krenarisë dhe përkushtimit ndaj një idealit më të madh, ndaj lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit.
Riad Rashiti po ashtu theksoi se sot është bërë edhe ceremonia e vendosjes së emrit të dëshmorit Nijazi Osmani, në Shkollën Fillore të fshatit Kishnapole, një veprim nderues që do të shërbej për kujtesën nga ana e brezave të rinj.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë”, është shprehur Rashiti. /2LONLINE/