DYLON

Hyseni: Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftëtarët e lirisë

Hyseni: Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftëtarët e lirisë
Avatar photo Redaksia

“Në 24-vjetorin e Betejës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidari në fshatin Zhegoc”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni shtoi se në vazhdën e aktiviteteve të organizuara së bashkë me OVL-UÇK dega në Gjilan në nder të kësaj date të lavdishme, u tubuan në shkollën fillore në fshatin Kishnapole, për të cilën janë në proces të emërimit në emër të mësuesit dëshmor “Nijazi Osmani”.

EkoHigjiena

“Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftëtarët e lirisë e për humbjet e mëdha që i shkaktoi armikut. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë me luftën e tyre vetëmohuese e shkroi historinë dhe solli lirinë, e cila e mban përjetësisht vulën e Dëshmorëve të Kombit”, ka thënë i pari i Gjilanit.

“Lavdi e përjetshme për të gjithë martirët e kombit”, është shprehur kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.