“Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tonë. Duken të pabesueshme, por fatkeqësisht faktet janë të vërteta”, thotë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.
“Vetëm për katër projekte kapitale, komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 88 milion euro me qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me BERZH-in. E këto projekte janë: 20 milion, Projekti i bulevardit të qytetit, 15 milion, Projekti i stadiumit të qytetit, 27 milion, Projekti i qarkores së re të qytetit, 26 milion, Projekti i impiantit të ujërave të zeza”, thotë Rashiti.
Suipas tij, janë 21 milion buxhet që po shkon suficit vetëm për këto katër projekte. 7 milion suficit në vitin 2023 dhe 14 milion në vitin 2024.
“Nëse i përfshijmë edhe buxhetin e projekteve tjera që kanë shkuar suficit vitin e kaluar dhe këtë vit, janë 58 milion euro suficit që Komuna e Gjilanit po ia kthen këtë buxhet në thesarin e Kosovës. Marre çka jeni tu bo. Jepni të gjithë sot dorëheqje, nesër është vonë”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti. /2LONLINE/