DYLON

LDK i shkoi në takim kryetarit të komunës, ja çfarë kërkoi?!

LDK i shkoi në takim kryetarit të komunës, ja çfarë kërkoi?!
Avatar photo Redaksia

Sot, përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu, ishin në takimin e thirrur nga i pari i ekzekutivit në Gjilan, Alban Hyseni dhe se sipas tyre, LDK gjeti zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim.

“Me vullnetin e mirë të këshilltarëve të LDK-së, pjesëmarrja në takim ishte në frymën e bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj nga vetë i pari i ekzekutivit, z. Hyseni. Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë eurosh, por vetëm përmbushjen e disa zotimeve të tij të fushatës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se “Transparencë, llogaridhënie e punësime me meritë ka premtuar që nga fillimi. Këtë po ia kërkojmë edhe ne”.

LDK në Gjilan kërkon: 1) Anulimin e konkursit të fundit në Drejtorinë e Arsimit për shkak të ankesave të mëdha dhe shkeljeve ligjore e punësimeve nepotiste, partiake e klienteliste, 2) Zbatimin e të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal, përfshirë vendimet për subvencionimin e Handikos, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës Pema, e vendimet tjera.  3) Ndërprerjen e të gjitha kontratave mbi vepër, 4) Raportimin e të parit të ekzekutivit në Kuvendin Komunal sipas detyrës zyrtare dhe ligjeve në fuqi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal, duke qenë gjithmonë gardiane e ligjshmërisë”, thuhet në fund të komunikatës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.