Mesfushori Milot Rashica pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Leipzigut.
Anëtari i Werderit të Bremenit kishte vjellë për shkak të një virusi pas ndeshjes me Hoffenhaimin ku luajti për 60 minuta.
“Ai po ndihet mirë dhe po shkon në rrugën e duhur”, ka thënë trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt.