Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në fshatin Radivojcë, viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se, për shkaqe të panjohura, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.