Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Viti, Kamenicë dhe Gjilan.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
• Viti / 16.01.2024 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me 9 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
• Kamenicë 16.01.2024 – 1 0:40 . Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me dy copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
• Gjilan / 14.01.2024 – 12:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se një person i panjohur dyshohet se ka hapur me dhunë kasafortën e një objekti të kultit fetar dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime.
• Gjilan / 16.01.2024 – 14:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga person/a të panjohur dyshohet se është vjedhur kasaforta e një objekti të kultit fetar në të cilën ishte një sasi e parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime. /2LONLINE/