DYLON

Arrestohet një shtetas serb për dhënie ryshfeti

Arrestohet një shtetas serb për dhënie ryshfeti
Avatar photo Redaksia

Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove.

EkoHigjiena

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit I është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.