Policia e Kosovës, në statistikat e saja ditore ka bërë me dije edhe për dy raste të regjistruara si “Dhunë në familje”, njëra në Partesh dhe tjetra në Viti. Në të dyja rastet dyshohet se bashkëshortët sulmuan fizikisht bashkëshortet e tyre.
Raporti i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/