DYLON

Del në pension arkëtari kryesor i KRU “Hidromorava” në Gjilan, Nebi Xhelili

Del në pension arkëtari kryesor i KRU “Hidromorava” në Gjilan, Nebi Xhelili
Avatar photo Redaksia

Pas një periudhe 22 vjeçare të punës në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” sh.a në Gjilan, del në pension punëtori, Nebi Xhelili, arkëtari kryesor i kësaj kompanie.

Nebi Xhelili si punëtor i KRU “Hidromorava” gjatë gjithë viteve punoi me ndershmëri dhe angazhim maksimal në pozitën e arkëtarit kryesor të kompanisë, ai nga i gjithë stafi është dalluar për urtësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

EkoHigjiena

Gjatë ceremonisë së pensionimit stafi i KRU “Hidromorava”,  shprehën mirënjohje dhe vetëm fjalë miradije duke e vlerësuar lart kontributin e Nebiut, për punën e bërë ndër vite.

Stafi i KRU”Hidromorava”, më mirënjohje dhe respekt ia uron edhe njëherë pensionimin duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe pensionim të këndshëm.

“Jetofsh gjatë  Nebi Xhelili , shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju”, thuhet në urimin e KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan.   /2LONLINE/