“Do të lodhemi për ta arritur objektivin dhe objektivi është dalja në Evropë. 90 % e ekipit është ai që kemi qenë edhe më herët. Na ka mundësuar për të mbajtur objektivin dhe seriozitetin e futbollistëve në stinorin vjeshtor. Ne nuk u dorëzuam, kemi dhënë maksimumin”, ka thënë Zekirija Ramadani, trajneri i SC Gjilanit.
“Jam i bindur që me marrëveshjen që kemi bërë me presidentin Zuka do të jetë shumë më i lehtë stinori pranveror, pasi kur ke mbështetjen e presidentit është shumë më ndryshe”, deklaroi trajneri Zekirija Ramadani para mediave.