DYLON

Gjilani njihet si qytet i kulturës dhe që e do librin

Gjilani njihet si qytet i kulturës dhe që e do librin
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, i shoqëruar nga Besnik Shala dhe Blerim Haziri, anëtarë të Kuvendit, drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri si dhe nga shoqëria civile, Muhamet Halili, gazetar dhe prozator, kanë mirëpritur, prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe Behar Gjoka, që shoqërohej nga shkrimtari Namik Dokle, njëherësh ish-kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, gazetari dhe kritiku letrar, Aleksandër Çipa dhe Valon Gashi, gazetar dhe diplomat.

Pritja e ngrohtë delegacionit nga Shqipëria iu bë me rastin e qëndrimit të tyre në Gjilani, ku paraprakisht në  Universitetin Publik “Kadri Zeka”, u mbajt takim bashkëbisedues me prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe, Behar Gjoka, autor i librit  “Hejzat e Pashkut”.

EkoHigjiena

Mysafirët kanë vlerësuar institucionet e Gjilanit dhe kanë falënderuar kryesuesin Sadiku, për faktin që Gjilani i kushton rëndësi të madhe kulturës në përgjithësi, e librit në veçanti, ndërsa, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, i ka njoftuar ata edhe për faktin se janari është muaj që e bënë Gjilanin, qendër të kulturës, pasi kemi manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Më tej, kryesuesi Sadiku, por edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Kushtrim Zeqiri, u janë përgjigjur interesimit të mysafirëve për “Flakën e Janarit”, por edhe folën për mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen, në çdo segment të kulturës.

Nga ana e tyre, studiuesi Gjoka, por edhe shkrimtari Dokle e kritiku Çipa, vlerësuan lartë institucionet e Gjilanit  për përkushtimin  e madh që po e kanë për kulturën dhe e falënderuan kryesuesin Sadiku për pritjen e ngrohtë vëllazërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.